Gjykata e Apelit e Tiranës ka lënë në fuqi vendimin e marrë në qershor 2023, për të dënuar me 22 vite burg Hot Doçin, për një përplasje me armë zjarri kallashnikov, ndodhur më 20 mars 2021 në fshatin Bardhaj të Shkodrës.
Gjykata e akuzon Doçin për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, e mbetur në tentativë, parashikuar nga neni 79 i Kodit Penal dhe “Armëmbajtja pa leje”, e parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal të Shqipërisë. Ndërsa, vëllai i tij Marian Doçi u shpall i pafajshëm.
Përplasja e armatosur ndodhi në muajin mars 2021, ku gjatë një shkëmbimi zjarri mes vëllezërve Marian e Hot Doçi dhe Besmir Përkolës e shtetasit M.I, 2 vëllezërit kanë mbetur të plagosur nga ngjarja. Pas hetimeve të Prokurorisë, ka rezultur se vëllezërit dyshohet se kishin planifikuar atentatin ndaj Besmir Përkolës, me të cilin kishin pasur konflikt të çastit./