Jurgen Xoxi, ish-bashkëshorti i Ledjonës, e cila është pjesëmarrëse në Big Brother Vip ka hedhur poshtë akuzat se ai ka dhunuar ish-vjehrrin e tij, akuza të bëra nga shoqja e Ledjonës pak ditë më parë. Sipas tij atë ditë kanë qenë prezent dhe prindërit e tij, ndërsa padinë nuk e ka merituar, pasi gjithçka është e manipuluar.
Jurgen Xoxi: Atë ditë që ka ndodhur kjo situatë kam dalë me shoqërinë time. Më kanë goditur mua, dhe e kanë parë në kamera, nuk e di si i kanë bërë punët e tyre. Mund të flasin vetë kunatat. E kanë manipuluar. Nuk e kam goditur. Ka qenë mamaja dhe babai im prezent. Mund ta hetoni po të doni. E kam ‘ngrënë’ kot padinë në gjykatë. Jam dënuar kot me gjobë. Janë bërë kot, e dinë shumë mirë se i kanë parë filmimet.
Ndërkohë, i ftuar në TCH, ai shtoi se kërcënime ka marrë ai vetë pas komentit të bërë në rrjetet sociale.
Jurgen Xoxi: Po, kam marrë kërcënime të ndryshme, i kam të gjitha në telefon, nga njerëz të panjohur. Mesazhe nga më të ndryshmet, ‘do vijmë të të vrasim’, do të lemë sakat’. Unë nuk jam këtu për t’i prishur punë Ledjonës, ajo ishallah e fiton Big Brother.