Skela e një kulle, që po ndërtohet nga kompania Arlis Ndërtim, buzë Lanës në bulevardin “Gjergj Fishta” në kryeqytet është shembur duke plagosur dy qytetarë. Policia e Tiranës ka zbardhur detaje rreth ngjarjes së rëndë në Tiranë, ku si pasojë e rënies së një skele, u plagosën dy kalimtarë. Të lënduarit janë babë e bijë.
Fotot nga vendi i ngjarjes tregojnë se skela prej, ndodhet ende në tokë, ndërsa ka edhe njolla gjaku. Ngjarja ndodhi rreth orës 10:10 të paradites, teksa të plagosurit u transpiortuan me urgjencë në spital.
Policia e Tiranës bëri me dije se pas ngjarjes ka shoqëruar në komisariat inxhinierin e pallatit, shtetasin K. S., dhe punëtorët N. S., dhe A. P., për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.