SPAK ka nisur një hetim pasuror për këngëtaren e njohur, Elvana Gjata, pasi emri i saj u përmend në përgjimet e Sky Ecc, të cilët çuan në burg zyrtarë dhe ish-zyrtarë të shtetit.
Ditën e some Prokuroria e Posaçme sekuestroi HEC – “Drita” në pronësi të Erzen Breçanit dhe familjarëve të tij.
Ndërsa Ervin Matës i janë sekuestruar llogari bankare, automjete si dhe janë duke vijuar hetimet për prona të tjera në emër të tij apo familjarëve.
Sekuestrot janë vendosur pasi SPAK dyshon se janë të ardhura nga aktiviteti kriminal i trafikut të drogës.
Kujtojmë se ish-drejtuesi i lartë i policisë Erzen Breçani u ndalua pas zbardhjes se disa bisedave ne aplikacionin SKY ECC, ku në pranga përfunduan disa persona, mes tyre edhe shefi i hetimit të krimeve, Dedan Gjoni.