GREQI– “Më është prishur makina”, ky ka qenë justifikimi që ka gjetur shqiptari, për të nxjerrë në pritë kunatin e tij, që dyshohet se prej 9 vitesh kishte përdhunuar vajzën e tij, nga martesa e parë. Vajza e cila dyshohet se ka qenë objekt i abuzimit, dhe mbajtjes nën terror psikologjik prej 9 vitesh, është marrë në mbrojtje nga ana e policisë, si dhe pritet që rë dëshmojë në prani të psikologëve.
50-vjeçari Fatmir Tarellari ka mësuar lajmin tronditës nga vajza e tij, dhe më pas ka inskenuar planin për vrasjen, duke kërkuar që gruaja të kontaktonte me vëllanë e saj, që ta ndihmonte në rregullimin e makinës.
I pajisur me armë zjarri, 50-vjeçari mori në makinë kunatin e tij dhe në aksin që lidh Volosin me fabrikën e çimentos, në një shesh të izoluar, ku fiku makinën dhe qëlloi viktimën në fytyrë duke e lënë të vdekur në vend.
Ishte një plumb që i mori jetën në vend 33-vjeçarit Erjon Pelivani. Më pas 50-vjeçari ka telefonuar autoritetet dhe ka treguar krimin që kishte kryer. Ndërkohë, oficerët pasi shkuan në vendngjarje, gjetën trupin e pajetë të të riut me plagë në fytyrë. Marrja në pyetje e vajzës pritet që të hedhë më shumë dritë mbi ngjarjen e rëndë. Vajza i ka thënë babait të saj, që ishte përdhunuar që prej moshës 9-vjeçare.