Ish-kryeministri Sali Berisha prej disa ditësh po vuan masën e arrestit të shtëpisë dhe nga dritarja ai iu përgjgij të gjithë kritikëve që thonë se ai po shkel vendimin e gjykatës. Berisha tha se ai po e respekton Kushtetutën
“Kjo betejë, kjo rrugë po e tmerron atë çdo ditë. Dëgjoni dhe lexoni hajdutët, të cilët kanë frikë të tmerrshme sepse nga mëngjesi deri në darkë gromësijnë vjedhjet e tyre. Dëgjoni çfarë thonë: Po shkel rregullat Sali Berisha, po shkel vendimet. Më lejoni tu them këtu, or budallenj unë jam Sali Berisha.
Dëgjoni këtu do tu them se Sali Berisha ka një kushtetutë të vendit, të cilën e ka respektuar me rigorozitetin më të madh, sepse ajo është kushtetutë demokratike. Por krahas saj, kur kushdo që e shkel atë Sali Berisha ka një kushtetutë të dytë që nuk ja shkel dot njëri mbi tokë përveç zotit dhe kjo është ndërgjegjja e tij. Mjer ai që mendon dhe beson se mund ti shkelmojë kushtetutën supreme, kushtetutën e ndërgjegjes së tij” tha ndër të tjera Sali Berisha.