Ish-kryeministri Sali Berisha duket se nuk pyet më për masën e arrestit në banesë. Edhe pse gjykata i kërkoi të qëndrojë në apartament dhe të mos ketë kontakte me persona jashtë familjes, Berisha jo vetëm që del përnatë e komunikon me mbështetësit e tij, por ka hapur derën për teknikët e fonisë, të cilët i kanë lidhur mikrofonin te dritarja. Gjykata e ndalon futjen e personave të tjerë aty.
Ndërkohë tubimi ka vijuar edhe sot, ku mbështetës të tij kanë marrë fjalën dhe flasin një e nga një, teksa në fund do i jepet fjala ish-kryeministrit.