Punonjësit e portit të Shëngjinit janë ngritur në protestë ditën e sotme, shkak është mos dhënia e rrogave prej dy muajsh, gjithashtu dhe reforma e re e kësaj administrate e cila lajmëron largimin e 40 punonjësve duke i cilësuar si pak efektiv në punë.
Sipas tyre, kjo ndërmarrje ka shkuar drejt falimentimit nga keqmemaxhimi si dhe shtim të numrit te personelit në mënyrë fiktive.
Punonjësit janë shprehur se protestojnë pasi nuk kanë të ardhura të tjera për të mbajtur familjet e tyre pasi mbahen vetëm me rrogën e kësaj pune.
“Protestojmë për të drejtat tona për rrogat tona, dy muaj që si kemi marr, po afron dhe viti ri s’kanë paguar asgjë” është shprehur njëri prej punonjësve.
“Kemi punuar gjithë jetën në këtë ndërmarrje dhe tani duhet t protestojmë për rrogat, pa asnjë të drejtë jemi pa asnjë privilegj” deklaroi një tjetër.
Pjesë e protestës ishte dhe deputetja e PD në qarkun e Lezhës, Lindita Metaliaj, e cila i bëri thirrje organeve të drejtësisë që të hetojnë veprimtarinë e portit në vitet e fundit pasi ka pasur abuzime.