Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e Vanessa Ballan nga 40-vjeçari ksosovar Bujar Fandaj. Mësohet se mesazhi i fundit i Bujarit me vdieon e marrëdhënies seksuale iu dërgua bashkëshortit të saj.
Çifti nuk e duroi dot më këmbënguljen e Bujar Fandajt dhe veprimi që kishte mbushur kupën kishte mbërritur pikërisht në telefonin e partnerit të Vanessa Ballan, Nicola Scapinello.
Kështu çifti, me marrëveshje të përbashkët, në fund të muajit tetor kanë shkuar për të denoncuar Fandajn. Kjo është ajo që del nga hetimet e karabinierëve. Dyshohet se 26-vjeçarja i tha partnerit të saj se i kishte dhënë fund lidhjes me 40-vjeçarin dhe se për këtë arsye ishte shantazhuar seksualisht, raporton “Il Messaggerio”
Prokurorja publike Barbara Sabattini e kishte konsideruar jo urgjente marrjen e masave mbrojtëse pas ankesës, ndërsa priste të mbërrinin të dhënat në lidhje me mesazhet telefonike mes Ballan dhe të dyshuarit, duke qenë se gruaja kishte fshirë mesazhet dhe mesazhet. Sipas asaj që është rikonstruktuar nga prokurori i Trevisos, Marco Martani, të nesërmen e denoncimit në polici, në shtëpinë e Bujarit u bë një kontroll, gjatë të cilit u sekuestruan disa celularë që përmbanin materialin video të përdorur për shantazh.