SPAK ka kërkuar që Sali Berisha të kryejë masën “arrest në shtëpi”, në banesën e tij në rrugën “Mustafa Matohiti” në Tiranë.
E njohur ndryshe si “Rruga e Salës”, apo me emrat e lokaleve që ndodhen aty pranë, apartamenti është shtëpia ku Berisha ka jetuar prej vitesh në Tiranë.
Gjithashtu, sipas kërkesës së SPAK, Berisha do të ruhet me policë te dera e shtëpisë, si dhe do t’i ndalohet komunikimi me jashtë, përveç familjarëve të afërm të tij.
Vendimi për masën ndaj Berishës pritet të merret ditën e nesërme në GJKKO.