Është vendosur në pranga një 22-vjeçar me iniciale F.P, banues në qytetin e Beratit.
22-vjeçari dyshohet se ka vjedhur një shumë parash dhe produkte të ndryshme, në 3 biznese në qytetin e Beratit.
Sipas Komisariatit të Policisë Berat kanë administruar kallëzimet për 3 raste vjedhjesh të kryera gjatë periudhës 9-12 dhjetor, 2023.
Ndërkaq, vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer ky person.