Liridona Ademaj, 30-vjeçarja e vrarë nga bashkëshorti i saj është rivarrosur ditën e sotme në vendlindje.
Siç bëhet me dije nga burimet për media ajo u zhvarros nga varrezat e fshatit Cërmjan tëGjakovës, me kërkesë të familjes. Qindra qytetarë tashmë kanë shkuar për të ngushëlluar familjen Ademaj.
Pjesë e ceremonisë së varrimit të Liridona Ademajt është bërë edhe Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.