Gazetarja Anila Hoxha bën me dije detaje ekskluzive mbi akuzat dhe aksionin e mbrëmjes së kaluar që po vijon ende.
Ervin Mata, i cili dyshohet se gjendet jashtë vendit sipas gazetares Hoxha, dyshohet për grup të strukturuar kriminal, trafik narkotikësh dhe kryerje e veprimeve nga organizata kriminale. Po ashtu masë sigurie është vendosur edhe për Ismail Zenelin që veç akuzave që ka Mata, ka gjithashtu edhe veprën e sigurimit të kushteve për të kryer vrasje.
Bujar Ajeti, nga Kukësi ka të njëjtat akuza si Zeneli. Ndërkohë që Dedian Gjoni, shef i krimeve në Kombinat, i cili është nga Lezha dyshohet të ketë siguruar kushtet për të kryer një vrasje në bashkëpunim me grupin kriminal.
Djali i Erzen Breçanit, dyshohet dhe për trafik ndërkombëtar droge dhe pastrim parash. Ish zyrtari dhe i ati i Eraldit, Erzen Breçani ka veprën e pastrimit të parave dhe dhe përkrahje e autorit të krimit.
Në listë gjenden edhe Besmir Murati , Artan Sulejmani , Albert Prenga dhe Bajram Grabova, të dyshuar për trafik kokaine. Grupi trafikonte kokainë nga Ekuadori dhe Kolumbia drejt vendeve të Bashkimit Europian.
Jonida Babameto është arrestuar për kohën kur ishte oficere në Interpol, dhe ka dyshime se përcille informacione tek grupi.
Ndërkohë që planet për të vrarë kundërshtarët ndodhën midis 2019- 2020 në Durrës, Belgjikë dhe Holandë.
Veç prishjes së pazareve për ngarkesat e drogës, shkak i planeve për krime ishte dhe ajo e përplasjes dhe hasmërive midis Ervis Martinit ( i shumë kërkuar dhe me dy masa sigurimi në mungesë arrest me burg) dhe Ervin Matës (i kërkuar).
11 masat e sigurisë janë më vendim gjykate pas kërkesës së prokurorit të posaçëm të SPAK, Vladimir Mara. Operacioni nisi mbrëmjen e djeshme dhe është ende në vijim.