Zbardhen të tjera detaje në lidhje me rastin e një 2-vjeçareje, e cila përfundoi me shenja djegie në spital. Mësohet se vajza e mitur është dërguar nga halla në spital pasi ishte e ftohur. Në spital mjekët kanë vënë re shenja të tjera në trup si djegie në qafe shenja ne sqetull dhe në pjesë të ndryshme të trupit.
Menjëherë është njoftuar policinë, e cila ngriti një grup hetimor. Nga ekzaminimet e mjekësisë ligjore rezulton se nga shenjat vetëm ajo në qafë është nga cigarja, që vëllai i vajzës 2-vjeçare (vëllai 9 vjeç) po luante dhe e ka djegur.
Shenjat e tjera sipas të dhënave paraprake edhe të mjekësisë ligjore dyshohet se vijnë nga sëmundje të lëkurës. Për sa i përket dyshimeve për një abuzim të mundshëm, mjekësia ligjore e ka mohuar si rast. Materialet janë referuar në prokurori.