Kryeministri Edi Rama ka inspektuar punimet në Tunelin e Murrizit ku puna për përfundimin e kësaj vepre duket se po ecën me ritme të ngadalta për shkak të problemeve gjeologjike që janë hasur në terren.
“Ndalesë rrugës për Dibër në Tunelin e Murrizit, ku mbeten 100 metrat e fundit, por për shkak të gjeologjisë tejet problematike ecet me hapa të ngadaltë, duke bërë në çdo hap përforcime speciale të strukturës përpara vendosjes së veshjes përfundimtare me beton të tunelit.
Sidoqoftë, puna avancon pa pushim, ndërsa me durim do të kapërcehen edhe këto 100 metra, për ta bërë edhe më të lehtë e më të shpejtë lidhjen e Dibrës me Tiranën.”-shkruan Rama në Facebook.
Kryeministri Rama shoqërohej në këtë inspektim nga zv/kryeministrja e njëkohësisht ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku.