Kryetari i Bashkisë së Fushë-Arrëzit I cili i cili është shpallur fitues si përfaqësues i koalicionit opozitar “Bashke Fitojmë” të udhëhequr nga Berisha dhe Meta ka vendosur t’i qëndrojë në krah kryeministrit Edi Rama lidhur me marrëveshjen për krijimin e qendrës së pritjes së emigrantëve.
Ai i ka dërguar një letër kryeministrit Edi Rama, Ambasadorit të BE në Shqipëri, Luigi Soreca, përfaqësuesit të UNHCR në Shqipëri, Toshitsuki Kawauchi, ministrit të Brendshëm, Taulant Balla, dhe ministrit të Jashtëm Igli Hasani, ku shpreh dëshirën që të presë në këtë qytet refugjatët që pritet të mbërrijnë në vendin tonë sipas marrëveshjes me Italinë.
Letra mban datën 7 nëntor 2023.
“…Është një pjese e identitetit tonë që unë konsideroj të shtrenjtë dhe do të isha i nderuar të zgjeroj këtë tradite për emigrantët ne nevojë. Unë jam i gatshëm të punoj ngushtë me autoritetet përkatëse për të siguruar mirëqenien dhe integrimin e emigrantëve të vendosur nën kujdesin tonë.
Për më tepër, komuniteti i Fushë-Arrëzit është i gatshëm te japë një kontribut pozitiv në jetët e këtyre individëve duke u ofruar një mjedis mbështetës ku ata mund të ndërtojnë jetën e tyre, të gjejnë siguri dhe te kenë qasje në burimet e nevojshme. Bashkia jone është e gatshme të bashkëpunoje me qeverinë, organizatat jofitimprurëse dhe organet ndërkombëtare për të siguruar që këta emigrante të marrin ndihmën qe u nevojitet. Unë kërkoj me respekt mundësinë per tu angazhuar ne një dialog konstruktiv me autoritetet relevante për te diskutuar detajet dhe logjistiken e strehimit te emigranteve ne Fushë-Arrëz. Unë jam i gatshëm të punoj me vendosmëri për të përmbushur të gjitha kërkesat e nevojshme dhe për të ofruar një mjedis të sigurt, mikpritës dhe mbështetës për këta individë,” shkruhet ndër të tjera në letër.