Daniel Engelbreht është tashmë 33-vjeçar dhe nuk luan më futboll, por në moshën 22-vjeçare, ai u rrëzua pasi pësoi një kolaps kur luante për Shtutgart Kikers ndaj Erfurt. Ish-sulmuesit iu diagnostikua përveç miokarditit edhe aritmi kronike kardiake. Pas katër operacioneve, atij iu vendos edhe defibrilatori në zemër.
Rreth 18 muaj pas ndërhyrjes së fundmit, ai u kthye në fushën e lojës, duke u bërë futbollisti i parë profesionist gjerman i cili luante me defibrilator. Një aparat të cilin Duamena e hoqi dhe për ish-futbollistin, kjo ishte e pakuptimtë.
“Nuk e njihja, por për mua është e pashpjegueshme që të hiqet defibrilatori. Unë kam ndaluar së luajturi futboll tani, por e di se sa e ndërlikuar mund të jetë nëse ke probleme me zemrën,” tha Engelbreht në një intervistë duke insistuar se një pajisje e tillë mund të shpëtonte jetën në fushë dhe jo vetëm.
“Sepse në fushë ka njerëz që mund të ndihmojnë. Por çfarë ndodh kur jam vetëm në shtëpi,” ishin fjalët e futbollistit i cili i dha fund karrierës së tij në vitin 2017 pas insistimit të familjarëve.