SPAK nisi hetimet, Ministria e Brendshme ka anuluar një tender armatimi dhe pajisjeve për policinë, Korrieri zbulon prapaskenat, kush janë “peshkaqenët” e tenderave të ushtrisë dhe policisë Emiljano Dusha , Petrit Kasapi dhe Ardian Davidhi
Ndryshimet në qeveri dhe më tepër, shtrirja e hetimeve nga SPAK edhe te tenderët sekret të armëve për ushtrinë ka bërë që sëfundmi Drejtoria e Blerjeve të Përqëndruara të abulojë pa dhënë asnjë informacion të qenësishëm, tenderin 16 milion euro për blerjen e armëve dhe pajisjeve luftarake për Policinë e Shtetit.
Ky ishte tenderi më i madh që ishte bërë ndonjëherë në historinë e Policisë së Shtetit dhe burime bëjnë me dije se gjërat ishin vënë në vijë edhe për sa i përket fituesve. Në fakt, tre kompani janë ato që fitojnë tenderë të tillë armatimesh si për ushtrinë ashtu edhe për Policinë e Shtetit.
Të dhënat nga thesari tregojnë se të treja këto kompani çuditërisht janë në të gjitha tenderët e rendësishëm të ushtrisë, policisë apo institucioneve të tjera shtetërore kur bëhet fjalë për pajisje të sigurisë.
Në raste të ndryshme, vërehet një bashkëpunim në pjesëmarrje mes Marsi & AI dhe MSSC apo mes Marsi & AI dhe KOAN. Në raste të caktuara të treja kompanitë janë bërë bashkë.
SPAK është duke verifikuar këto tenderë, sidomos ato të cilësuara “sekrete” nga Ministria e Mbrojtjes dhe duket se do të dalin perla prej hetimeve duke vënë para përgjegjësisë ligjore ata që kanë bërë skema të tilla siedhe ata që kanë lejuar të kanalizohen kështu paratë publike.
Korrieri ka mësuar se të tre personazhet njihen edhe personalisht me njeritjetrin, sidmos Dusha me Davidhin, të cilët dalin në skenë bashkë në një ngjarje të denoncuar publikisht nga një parti politike.
SPAK në raste të tilla heton nëse ka shkelje të barazisë në tenderë apo bashkëpunim mes kompanive me qëllim shmangien e garës dhe fitimit me një çmim më të lartë nga sa do të fitohej normalisht.
Situata është bërë serioze në ushtri dhe polici, e sidomos te bizneset që kanë menduar se mund të bënin qejf me paratë publike.