Rasti i dhunimit të 3-vjeçares në kopshtin “Stinët” në Tiranë, të cilës iu thye këmba nga edukatorja, teksa ishte në orarin e gjumit të drekës, ka qenë vetëm maja e ajsbergut mbi gjendjen që është sot sistemi arsimor dhe edukimi i brezave të rinj. Të miturën nuk e dhunoi vetëm edukatorja, e dhunoi dhe drejtoresha e kopshtit që tentoi fshehjen e lajmit, e dhunuan dhe punonjësit e policisë në komisariatin e policisë numër 1 që neglizhuan denoncimin e prindërve të vogëlushes, apo ca më keq pranuan rryshfet nga pronarët e kopshtit.
E dhunuan dhe institucionet e tjera, që linin të lulëzonte një kopsht, ku prindërit besuan rritjen e qindra fëmijëve, i cili funksiononte në ilegalitet të plotë. E jo në ndonjë zonë të humbur periferike, por në mes të Tiranës, pak metra larg drejtorisë së përgjithshme të policisë së shtetit. Rasti që mori përmasat reale të trajtimit, vetëm pas denoncimit në emisionin Stop, ku prindërit përveç përballjes për shëndetin e të miturës në spitalin e Traumës, u përballën dhe me mungsën e reagimit të institucioneve, ka shërbyer për dhjetëra denoncime të tjera.
Në kopshtin “Stinët” dhunimi i 3-vjeçares nuk ishte rasti i parë. Në protestën e thirrur nga aktivistë të shoqërisë civile, një ditë pas publikimit të rastit, prindër të ndryshëm pranuan se situata të tilla kishin ndodhur dhe më herët. Ndërkohë që edukatorja Majlinda Dehima ishte larguar nga një kopsht në zonën e Freskut pikërisht se kishte dhunuar një tjetër fëmijë të mitur. Rasti pritet që të publikohet po sot në emisionin STOP. E megjithatë, pas largimit nga kopshti publik, Dehima ishte punësuar te ‘Stinët’, ku mbrëmjen e djeshme u publikuan edhe pamjet, sesi ajo ofentonte të voglën me fjalë fyese si “sharabajgë’, përpara se ti thyente këmbën.
Ndërkohë sot një rast i rëndë është publikuar nga JOQ, bëhet fjalë për dhunimin e një 5-vjeçare në qytetin e Durrësit, po në ambientet e një kopshti. Vogëlushja Soleil shkonte prej tre vitesh ne kopshtin privat të quajtur “Kinder” dhe është bërë viktimë e dhunës së edukatoreve disa herë.
Rasti i parë i dhunës ndaj Soleit është regjistruar në Korrik, ku edukatore Mirela e këtij kopështi e kishte mbyllur në banjo dhe i kishte shkulur flokët. Në lidhje me rastin ka bënë në dijeni drejtoreshën e kopështit teksa ajo i ka thënë se në banjë nuk kanë kamera.
Rasti i dytë është regjistruar në Shtator, ku edukatore Adelina e ka qëlluar me shpullë dhe shenjat e dukshme të dhunës kanë shënjuar fytyrën e brishtë të vogëlushes. Mamaja e vajzës është shprehur se ka parë pamjet filmike të kamerave kur ndaj 5 vjeçares është ushtruar dhunë por institucioni nuk i ka lejuar t’i marrë.
Ajo ka vënë në dijeni Danielën, drejtoreshën e kopshtit për rastin teksa kjo e fundit i ka thënë se edukatore Adelina është pushuar nga puna. Kjo e fundit i ka kërkuar falje mamasë së vajzës pasi i ka dërguar foton e shenjave të gishtave në fytyrën e vajzës. Pas asaj dite sqaron e ëma ajo nuk e ka dërguar më vajzën në atë kopsht, ndërkohë që situata e ka kapur në një moment delikat jetësor, pasi ishte dy ditë përpara lindjes së dytë.
“Fëmija im nuk është më në atë kopësht që nga dita e shpullës. Dhe për atë kopësht kam shkuar edhe në Polici për drejtoreshën e kopështit pasi ajo ka ngritur denoncim ndaj vëllait dhe bashkëshortit tim për presion dhe ne aty e kemi denoncuar dhe gjpja OPGJ do shkonte të merrte pamjet gjë që nuk u bë më mbrapa. Dhe jo se e kemi lënë pas dore por unë dy ditë pas ngjarjes kam lindur fëmijën tjetër dhe ka ngelur kjo gjë kështu. Fëmija im që nga ajo ditë nuk ka shkuar më në atë kopësht!”, sqaron mamaja e të miturës, ndërkohë që dhe një nënë tjetër në koment, ndaj të njëjtin shqetësim për kopshtin në fjalë, ndërsa thotë se vajza e saj ra pre e bullizmit.
“Vajza ime u bullizua në këtë kopësht, u etiketua me fjalë ofenduese nga Daniela e cila si administratore, eshte nje grua arrogante dhe pasi i shikoi femijet si biznes, filloi me arrogance. Do doja disa gjera mos ti komentoja, pasi gjendja stresuese qe ajo mua me shkaktoi, ishte plage shume e mqdhe per mua. Madje pasi e hoqa vajzen nga Kopshti Kinder, me beri block edhe mua si nene, edhe instagramit te nje engjelli 4 vjecar, a thua se me blockun ndaj vajzes sime, mund te fshihte perbindeshin e brendshem”, shkruan një tjetër nënë.