Pak ditë më parë në Itali u ekzekutua me plumb në kokë Klaudio Myrtaj. E kontaktuar me telefon në Vlorë, qyteti i origjinës së të riut në Shqipëri, motra e tij Desara Myrtaj 29 vjeçe. E tronditur, ajo rrëfen vështirësitë, si arriti vëllai të shkonte në Itali dhe bisedat e fundit.
“Jam e shokuar, nuk e kuptoj. Klaudio ka qenë gjithmonë vëllai më i mirë në botë, gjithmonë pranë meje. Një djalë i artë, ai ndoqi universitetin dhe një master në marrëdhëniet me publikun.
Ai punonte në një call center në Tiranë, por gjashtë vite më parë babai ynë ndërroi jetë, kështu që u kthye në Vlorë për të qenë pranë nënës së tij. Por na duheshin para.
Ai ra në kontakt me kushërinjtë e tij në Caraglio, me të cilët jemi shumë të afërt. Fillimisht shkoi në Spanjë për pushime, më pas iu bashkua atyre në Itali. E prisnim për natën e ndërrimit të viteve” tha ajo.
Pastaj lajmi i tmerrshëm. “Më thirrën kushërinjtë e mi. Unë vërtet nuk di çfarë të them. Flisnim çdo ditë me Klaudion, ai nuk tha kurrë ndonjë gjë të çuditshme, madje as kushërinjve të tij.
Ai ishte njeriu më i sjellshëm dhe më korrekt në botë, ai nuk mund të lëndonte askënd”. Partnerja e tij? “Kam folur me të një ose dy herë. Kam lexuar për krimin e pasionit, por nuk gjej asnjë logjikë në të.
Ne kemi besim te drejtësia italiane, le të sqarohet” përfundon ajo “por mbi të gjitha mendoj se mamaja është e shkatërruar. Për të, më e rëndësishmja tani është të kthejë Klaudion në Shqipëri sa më shpejt të jetë e mundur, për t’i dhënë lamtumirën e tij” tha ajo për “La Stampa“.