upola e bardhë në shkretëtirën e Negevit mban emrin e tij. Megjithatë, tashmë 67 vjet më parë, kur filloi të blinte projektet dhe pjesët për të realizuar ato plane nga francezët, deri në fund, pa sigurinë se kishte fonde të mjaftueshme për të paguar ndërmjetësit, Shimon Peres ishte i bindur se nisma duhet të mbulonte operacionet në qendrën bërthamore në Dimona.
Ai e shpjegon këtë në autobiografinë e tij të botuar në vitin 2017, një vit pas vdekjes së tij, duke cituar Leviathanin e Thomas Hobbes: “Reputacioni i të pasurit pushtet është vetë fuqia”.
Doktrina e paqartësisë mbi forcën atomike të vendosur nga ish-presidenti dhe fitues i çmimit “Nobel” për Paqe (pas nënshkrimit të marrëveshjeve të Oslos me Yasser Arafat së bashku me Yitzhak Rabin), mbeti në fuqi. Me disa lapsuse gjithsesi – një e kryer edhe nga Benjamin Netanjahu – është rrjedhja më e madhe e informacionit në historinë e vendit.
Mordechai Vanunu, i punësuar në institut për tetë vjet, i kaloi të dhëna mbi programin bërthamor izraelit gazetës britanike “Sunday Times” dhe u burgos me akuzën e tradhtisë së lartë, pasi një ekip i Mossad-it (Shërbimi Sekret Izraelit), e mori atë në Romë në vitin 1987. Edhe tani, jashtë burgut, ai është subjekt i kufizimeve të rënda.
Nja dy vjet pas misionit klandestin që iu besua Peres nga David Ben-Gurion, babai-themelues i vendit, analistët amerikanë të CIA-s bëhen të dyshimtë: ai objekt në shkretëtirë fsheh më shumë se thumba dhe antena që dalin nga rëra.
Presidenti Dwight Eisenhower, i kërkon Ogden Reid, ambasadorit në Tel Aviv, të hetojë dhe gjatë një fluturimi me helikopter, diplomati është i bindur nga eskorta e tij izraelite se është një fabrikë pëlhure atje poshtë.
Në mes të Luftës së Ftohtë, ishte John F. Kennedy ai që kërkoi llogari nga Shimon Peres.
Në procesverbalin e mbajtur nga izraelitët në arkivin kombëtar – dhe i deklasifikuar me kalimin e kohës – përshkruhet ai takim “i rastësishëm” (Peres është vetëm zëvendësministër i Jashtëm) në korridoret e Shtëpisë së Bardhë: presidenti i shpjegon atij se Shtetet e Bashkuara monitorojnë, duke i kushtuar vëmendje të madhe “çdo zhvillimi atomik në rajon, sepse mund të përfaqësojë një rrezik të madh. Edhe ne po ju vëzhgojmë. Çfarë mund të thuash?”.
Përgjigja bëhet formula që çdo ministër izraelit ka përdorur që atëherë: “Unë mund t’ju siguroj se ne nuk do të fusim armë bërthamore në Lindjen e Mesme dhe sigurisht nuk do të jemi të parët”./Corriere della Sera