Tetë persona mes tyre ish-deputeti Mark Frroku u arrestuan për një konflikt për pronën dje në Kepin e Rodonit në Durrës.
Në dëshminë paraprake në policinë e Durrësit, ish-deputeti Mark Frroku nuk ka deklaruar detaje në lidhje me konfliktin.
Paraprakisht mësohet se u ka thënë hetuesve se nuk dinte asgjë, nuk kishte ndodhur asgjë dhe nuk ishte konfliktuar askush, pra duke fshehur ngjarjen.
Për shkak të deklarimeve të tij i janë shtuar në ngarkim edhe veprat penale moskallëzimit të krimit dhe veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.
Praninë e tij në zonë e ka justifikuar si ndërtues i murit dhe se ishte pajtuar nga përfaqësuesit e kishës.
Të njëjtën gjë ka pretenduar edhe për shoferin e tij Besnik Toma, sipas të cilit nuk ka asnjë dijeni të jetë qëlluar me armë.