
Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një denoncim të fortë teksa deklaroi se shqipja është gjuha e dytë e përdorur në botë nga bandat kriminale, që flasin me telefona të kriptuar.
Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarë në rrjetet sociale, Berisha tha se ka zyrtarë me kollare në mesin e atyre që disponojnë telefona të kriptuar.
“Sekretet hetimore të dosjeve të SPAK i shkojnë Ramës, Ky është problemi i SKAP-it. Ka dhe ka kriminelë, sa dhe vrasës serialë. Ka dhe të paguar nga bandat më të rrezikshme. Me telefonat e tyre të koduar kanë të regjistruar dhe zbulimi i tyre, bërja publike e tyre mund të vonojë, por kam besim se do të ndodh. Ju garantoj se çdo informacion që do të kem për këta kriminelë me kollare dhe shëtisin poshtë dhe përpjetë do të informoj publikun. Edhe një herë, asgjencitë që u morën me deshifrimin e tyre konstatuan se shqipja ishte gjuha e dytë nga rrjetet e 40 e ca vendeve. Pas anglishtes vinte shqipja. Shqiptarët në total, përdornin 15 mijë telefona të kriptuar. 8 mijë në Shqipëri, 7 mijë jashtë. Telefona të kriptuar kishin balozët e zinj të policisë së Ardi Veliu, gjykatës e prokurorë, deputet si Taulant Balla, dy ose më shumë dhe vetë Edi Rama. Për ta mbyllur, mund të identifikonin me saktësi se ku gjendeshin. Telefonat e kriptuar e kishin ndërtesën në Këshillin e Ministrave. Rreziku i vërtetë për sigurinë e shqiptarëve, por dhe të kombeve.
Balla, po përpiqet me çdo kusht të fusë duart e tij të zeza se janë dorëzuar transkriptet, por serveri është atje. Një përpjekje e dëshpëruar. Po përpiqet të hyjë në kontrollin me skapistët e dosjes. Në kontrollin që i kanë telefonit të fabrikës së bukës, procedura që u mor dhe Ahmetaj. Thonë se është korruptiv, por nuk mund ta besoj pa dëgjuar dhe avokatët. Është skandaloze. E kanë urdhër politik; Nuk mbroj Arben Ahmetajn. Nuk ka njeri që e ka denoncuar më shumë se unë në 8 vite. Të lëshosh urdhër për ish-bashkëshorten dhe partneren, vetëm për urrejtje ndaj tij. Ti dërgon Ballën për të fshirë sms që Veliaj i ka dërguar këtij zotërisë që është bërë pronar. Që jepi kaq para filanit dhe fistekut. Këto s’i pranoj. Ata i fshehin. Duan që të zhdukin gjurmët, siç ka zhdukur gjurmët e veta Balla. Akuzohet se kishte porositur vrasje. Është me emër dhe mbiemër gjyqtari që vendosi shkatërrimin. Krimi veçse krijon një vullkan të rrezikshëm.”, tha Berisha.