Gjykata e Posaçme vendosi largimin e avokatit Artan Simoni, si avokat mbrojtës të ish-kryeministrit Sali Berisha me qëllim zëvendësimin e tij me një tjetër avokat nga lista. Gjykata do të zgjedhë përmes shortit emrin e ri.
Në njoftim gjithashtu flitet edhe për seancën e radhës e cila do të zhvillohet ditën e sotme (26 Tetor) në orën 10 të paradites.
Ky vendim erdhi pasi djali i Sali Berishës, Shkëlzen Berisha, denoncoi qëndrimin e mbajtur nga avokati Simoni, i cili dy ditë më parë, në një status në Facebook fliste për “një bishë të plagosur, që diku paska gabuar”, që sipas tij i referohet babait të tij.
Këtë postim e ka bërë edhe deputeti demokrat, Flamur Noka.