Më pas ai u shoqërua nga bashkëpunëtori i tij më i ngushtë, deputeti Flamur Noka, si dhe nga Luçiano Bocci e Gent Strazimiri.
Në konferencë, Berisha kishte pranë këshilltaren Floriana Garo, ndërsa nuk mungonte IPOD-i, ku kishte bërë dhe pikat kryesore të konferencës.
Në qendër të reagimit të tij, ishin kryeministri Edi Rama dhe SPAK, si dhe sigurisht dhëndri, Jamarbër Malltezi.
Si rrallëherë, Berisha gjatë konferencës ngatërronte fjali dhe bënte pauza të gjata.
Ndërsa dha dhe disa mesazhe të koduara për Edi Ramën, ndërsa tha se do të fliste në një moment tjetër për disa fakte.
Arrestimi i Malltezit
Jamarbër Malltezi u arrestua në aeroportin i Rinasit pasditen e kësaj të shtune me urdhër të SPAK, ndërsa po priste bashkëshorten, Argita Berisha nga Gjermania.
Dhëndri i Sali Berishës akuzohet për pastrim parash, në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit Partizani.
Për të njëjtën çështje në pranga ka rënë edhe biznesmeni Fatmir Bektashi.
Gjithashtu, SPAK ka ngritur akuzën e korrupsionit dhe pastrimit të parave edhe ndaj Sali Berishës. Ndaj tij është caktuar masa e sigurisë detyrim paraqitje dhe ndalim për të dalë jashtë vendit.
Vetë Berisha në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp, i cilësoi akuzat politike. Për Berishën, i vetmi faj që ka Jamarbër Malltezi është se, është dhëndri i tij. Ish-kryeministri theksoi se Malltezi nuk është marrë kurrë në pyetje për asnjë çështje.