Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas deklaratës së Presidentit francez Macron nga Tirana ku njoftoi se ka pezulluar liberalizimin e vizave për Kosovën. Berisha tha se priste që të sanksionohej Serbia për sulmin e 24 shtatorit dhe jo viktima e këtij akti terrorist.
“Prisja që Presidenti i nderuar francez të njoftonte sanksione ndaj Serbisë, por politika e sanksionimit të viktimës nuk mendoj se është një politikë që mund t’i shërbejë avancimit të problemit.
Sanksione, ai që kryen një agresion, ai që kryen akt terrorist, stërvit terroristë, i pajis me mjete ushtarake dhe shpall zi. Nëse duam të zgjidhim problemin i vlerësojmë gjërat me objektivitet.
Macron ka pasur një problem me vizat që para 3 vitesh, problemi ishte krimi i organizuar shqiptar, por e siguroj se ka vetëm një kokë “Meduze”, që është Rama. Kosova ka një kriminalitet shumë herë më të ulët se Shqipëria” tha ai.