
Redaksia publikoi dy ditë më parë një shkrim mbi tenderët e barnave, i cili pas verifikimeve të mëvonshme rezultoi se nuk i kishte kaluar filtrat standardë të kontrollit që aplikon redaksia.
Nga verifikimet e plota u konstatua se në shkrim kishte pasaktësi, për të cilat redaksia vendosi ta tërheqë artikullin.
Redaksia i kërkon ndjesë personave të përmendur padrejtësisht në atë publikim, si edhe lexuesve tanë për publikimin gabimisht të një informacioni të paverifikuar tërësisht!
Korrieri konfirmon angazhimin për të ruajtur standardet më të larta të raportimit dhe ka marrë masat e nevojshme që situata të tilla të mos përsëriten. /korrieri