
Një document strategjik 38-faqësh i titulluar “Nga një protectorate i rrënuar në një aleat të begatë” po qarkullon në qarqet e administratës së Presidentit american Donald Trump.
Sipas burimeve nga Washington Post, plani paraqet një vizion të ri për të ardhmen e Rripit të Gazës pas kampfit, përmes një ndërhyrjeje të drejtpërdrejtë americane për të menaxhuar dhe Rindërtuar zonën për një periudhë prej të paktën dhjetë vitesh.
Plani është hartuar nga Fondacioni Humanitar i Gazës (GHF), një organizatë e mbështetur nga SHBA dhe Izraeli, por që ka ngjallur debat për shkak të qëndrimeve të saj controversiale. Ai përfshin propozime për zhvendosjen e përkohshme të banorëve palestinezë gjatë processit të rindërtimit dhe transformimin e Gazës në një qendër industriale dhe turistike në Mesdhe.