Idriz Manej, shkodrani që njihet me nofkën “Gjyshka” rezulton i përfshirë në vrasjen e Fridman Xhaferaj në 2 qershor 2021 nga banda e Laert Haxhiut. Fillimisht “Gjyshka” u arrestua në muajin Nëntor 2021 nga policia e Korçës, gjatë operacionit të koduar “Ristart”, pasi së bashku me Ligor Romaçkën, Joni Moskun dhe një person tjetër, tentuar të trafikonin 114 kg drogë përmes pikës kufitare të Goricës në Maqedoninë e Veriut.
Për këtë episode trafikimi, Idriz Manej është deklaruar fajtor dhe dënuar me 8 vite burgim. Ndërsa teksa ishte duke vuajtur dënimin në burgun e Drenovës, “Gjyshka” është arrestuar për herë të dytë, këtë radhë nga prokuroria e Elbasanit, e cila e akuzon se ka marrë pjesë në vrasjen e Fridman Xhaferaj në Korçë.
Sipas rrëfimit të bashkëpunëtorit të prokurorisë së Elbasanit, Artan Tafani, Idriz Manej ka qenë pjesë e grupit të përbërë nga Laert Haxhiu, Lulzim Spahija, Ligor Romaçka, Mariglen Topuzi dhe Bledar Berberit.
Pikërisht këto emra së bashku me të penduarin Tafani, kanë vrarë me armë zjarri dhe më pas hedhur në ujërat e rezervuarit të Gjançit në Korçë, Fridman Xhaferaj. Për këtë krim ditën e djeshme gjykata e Elbasanit caktoi masën e “arrestit në burg” për 58-vjeçarin Idriz Manejn. / Elton Qyno
/5pyetjet.al