Klea Gjata, e cila është e dashura e Laert Haxhiut, drejtuesit të bandës që akuzohet se ka urdhëruar dhe kryer gjashtë vrasje, katër në Shqipëri dhe dy në Greqi në vitet e fundit, ka marrë një tjetër goditje.
Pak ditë pas arrestimit, vajzës nga Lushnja i është bllokuar një makinë “GLK”. Makina që ishte në emrin e nënës së saj, përdorej nga vajza, e cila sipas dokumenteve që disponon prokuroria, bazuar edhe te dëshmia e të penduarit Artan Tafani ka udhëtuar disa herë me Haxhiun.
Implikimi i Klea Gjata me vrasësin Laert Haxhiun, lidhet jo vetëm nga dëshmia e Artan Tafanit, por dhe nga telefoni i saj. Sipas prokurorisë vajza ka vijuar që të flasë me Laertin edhe gjatë kohës që ai ndodhet në burg në Greqi.
Nëna e Kleas deklaroi pak ditë më parë se është kërcënuar pasi dolën lajmet për përfshirjen e vajzës në këtë dosje.