
Nje polic duke hapur deren per korrierin qe transporton me karroce dosjet e padive ne Strukturen e Posacme Kunder Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar, SPAK. Nje sere ceshtjesh te rendesishme qe prekin edhe aktore te politikes jane kallezuar se fundmi ne SPAK. /r/n/r/nA police officer opens the door to a courier transporting by cart the files of lawsuits in the Special Structure Against Corruption and Organized Crime, SPAK. A series of important issues that also affect political actors have recently been reported to SPAK.
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar ka publikuar në faqen e saj zyrtare në sektorin e programit të transparencës, përgjigjet për disa nga pyetjet e gazetarëve dhe mediave.
Në këto përgjigje SPAK ka bërë me dije se aktualisht në hetim janë 14 zyrtarë dhe ish-zyrtarë. Në mesin e tyre gjithashtu Prokuroria e Posaçme ka zbuluar se janë tre deputetë, një ish-deputet dhe një ish-ministër.
Por asgjë nuk është bërë e ditur lidhur me identitetet e tyre apo veprën penale për të cilën po hetohen nga prokurorët e SPAK-ut.
Ndërkohë SPAK është shprehur gjithashtu se asnjë nga deputetët e dalë nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit nuk janë në hetim nga Prokuroria e Posaçme.