
Në foto është i burgosuri 28-vjeçar, i cili u arratis një ditë më parë (18 gusht) nga Klinika Kirurgjikale e Spitalit të përgjithshëm në Kostur ku po trajtohej, duke ngritur në këmbë të gjithë policinë greke.
28-vjeçari, i cili ishte shtruar në klinikën kirurgjikale të Spitalit të Përgjithshëm të Kosturit, u arratis në rrethana të paqarta, edhe pse mbahej nën vëzhgim nga gardianët. Autoritetet dyshojnë se i riu mund të ketë pasur ndihmë nga jashtë për të realizuar arratisjen. Ai ishte dënuar me 12 vjet burg dhe një gjobë prej 50,000 eurosh, për trafik droge.
Një operacion i madh policor është duke u zhvilluar në Kostur dhe përgjatë kufirit, pasi dyshohet se ai mund të rikthehet në Shqipëri për t’u fshehur./korrieri