U zbulua nga “EncroChat” / Ky është shqiptari Xhuljan Shehu me “perandori” nga trafiku i kokainës, planifikoi të blente 2 milionë euro prona në Shqipëri
I konsideruar si koka e një linje trafiku të kokainës, një shqiptar është prangosur nga autoritetet britanike, pasi janë zbërthyer mesazhet e tij në aplikacionin “EncroChat”.
Bëhet fjalë shtetasin Xhuljan Shehu, i cili sipas Agjencisë Kombëtare të Krimit në Britani, ka një pasuri më shumë se 1 milionë paund, të vënë vetëm në katër muaj. Mes pasurive përfshihet një banesë në zonën “Pinner”.
Sipas “NCA”-së 30-vjeçari shqiptar mbikëqyrte importimin dhe shpërndarjen e kokainës në Mbretërinë e Bashkuar dhe organizoi transportin që droga të shitej në qytetet belge Anvers dhe Bruksel. Të ardhurat nga tregtia e drogës u pastruan më pas në Shqipëri dhe Holandë.
Xhuljan Shehu është emër i panjohur në Shqipëri, megjithatë nuk përjashtohet mundësia që ai të ketë përdorur edhe emra të tjerë. Ishte një postim në rrjetet sociale që zbuloi vendndodhjen dhe çoi në arrestimin e tij.
Shehu ka furnizuar me 30 kilogramë kokainë me një vlerë prej 1.05 milionë paund nga data 23 mars deri më 2 qershor 2020, të cilën e planifikoi nga një banesë në Whittington Way, Pinner, Harrow duke përdorur pseudonimin “Maidenram”, në aplikacionin “EncroChat”.
Ai gjithashtu kishte diskutuar përdorimin e fitimeve të tij të paligjshme për të blerë prona në Shqipëri me vlerë 2 milionë paund.
Oficerët e “NCA” e arrestuan Shehun në një adresë në High Street, Uxbridge, më 24 nëntor 2021.
Hetimet e mëtejshme treguan se ai kishte përdorur një pasaportë false greke për të siguruar qiranë në apartamentin Pinner, në një përpjekje për të maskuar identitetin e tij si trafikant droge. Në portofolin e tij u gjet një kartë bankare me të njëjtin emër.
Kur u intervistua, Shehu mohoi të kishte një telefon “Encro” ose të kishte ndonjë përfshirje në tregtinë e drogës, në vend të kësaj ai pretendoi se ai punonte në ndërtim dhe po studionte me kohë të pjesshme për një diplomë, raporton voxnews.al. Ai pretendoi se nuk kishte njohuri për apartamentin Pinner dhe tha se jetonte vetëm në Uxbridge.
Kjo u hodh poshtë nga hetuesit e NCA-së, të cilët gjetën në telefonin e tij një foto të një programi televiziv në gjuhën shqipe të realizuar brenda banesës në Pinner. Telefoni përmbante gjithashtu foto të tjera të drogës dhe para “cash” brenda të njëjtës banesë.
Oficerët e NCA zbuluan 20,902 mesazhe në telefonin “Encro” të Shehut. Mesazhet treguan se ai kishte pasur biseda me persona të tjerë dhe kishte dërguar udhëzime për kontrollin e cilësisë dhe marrëveshjeve të drogës.
Shehu gjithashtu dorëzonte disa nga drogat personalisht dhe ndihmonte në llogaritjen e fitimeve. Termat “bukë, copa” përmenden përkatësisht 204, 47 dhe 23 herë në mesazhe, gjë që tregon njohuri të gjuhës së përdorur për trafikun e drogës dhe pastrimin e parave.
Shehu u akuzua për konspiracion për të importuar kokainë dhe u deklarua fajtor në Gjykatën e Isleworth më 22 mars të vitit të kaluar. Ai u dënua me 11 vjet e tre muaj në të njëjtën gjykatë sot (29 shtator).
Hetimi i NCA-së ishte pjesë e Operacionit Venetic, reagimi i zbatimit të ligjit në Mbretërinë e Bashkuar ndaj heqjes së shërbimit të koduar të komunikimit “EncroChat” në korrik 2020.
Komandanti i Degës së NCA, Matt McMillan tha se “nuk ka dyshim që Xhuljan Shehu ishte i përfshirë në çdo fazë të zinxhirit të furnizimit me drogë.
Dëshmia thelbësore që oficerët e mi mblodhën me kujdes nga telefoni i tij ishin të padiskutueshme dhe e vetmja mundësi që i mbetej e hapur ishte të pranonte fajësinë.
Tregtia e drogës e klasës A është e lidhur pazgjidhshmërisht me dhunën e bandave dhe vuajtjet reale në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.
NCA punon me partnerë brenda dhe jashtë vendit për të luftuar trafikun e drogës dhe ne do të vazhdojmë të ndalojmë njerëz si Xhuljan Shehu në gjurmët e tyre”, deklaroi ai. /GazetaKorrieri