E reja që shihni në foto është e dashura e Laert Haxhiut, Klea Gjata, e cila u arrestua në kuadër të “Never Forget”.
Kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku doli në një konferencë për shtyp për operacionin, që çoi në arrestimin e 12 personave, ndërsa 3 u shpallën në kërkim.
Rrumbullaku renditi të gjitha krimet e kryera nga ky grup me data dhe emra konkretë. Emri që kryeson këto ngjarje të rënda të ndodhura përgjatë këtyre 5 viteve të fundit në qytete të ndryshme të vendit, është ai i Laert Haxhiut.
Por mes të arrestuarve është edhe 27-vjeçarja nga Lushnja, partnere e Laert Haxhisë. “Klea Gjata, 27 vjeçe, banuese në Lushnjë, dyshohet për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Moskallëzimi i krimit”,” tha Rrumbullaku.
Dyshohet se Klea Gjata është e përfshirë në vrasjen e Alban Semakut në vitin 2021./bw