Artan Tafani rezulton të jetë pjesë e grupit të Laert Haxhiut në Lushnjë dhe ndër emrat që ka përmendur para hetuesve për vrasjet që janë zbardhur është edhe emri i Haxhiut.
Dëshmia e Tafanit para uniformave blu ka zbuluar deri tani 6 vrasje në Greqi, në Tiranë, Elbasan dhe Berat, ndërsa janë firmosur gjithashtu edhe 15 urdhër-arreste.
Artan Tafani është arrestuar në Lushnje disa ditë më parë si autor i grabitjes së një pike këmbimi valutor në Astir të Tiranës. Arrestimi i tij ishte mbajtur sekret për shkak të hetimeve dhe dyshimeve të përfshirjes së tij në grupin e Haxhiut.
Si u arrestua Artan Tafani
Ai është autori i grabitjes së 40 mijë Eurove në pikën e këmbimit valutor në Astir mëngjesin e 28 Qershorit 2023. 39-vjeçari rezulton se përdor edhe emrin Marius dhe sipas policisë ka qenë dhe më parë i dënuar për vjedhje.
Pas grabitjes ai u largua me biçikletë dhe me ndihmën e një tjetër personi e ka fshehur në një garazh automjetesh. Policia ka zbuluar dhe më pas ka arrestuar se bashkëpunëtori i Tafanit ishte Enio Meçaj, 35 vjeç, banues në Fier.