
Janë shkarkuar nga detyra drejtuesit e Policisë së Shkodrës.
Një vendim i tillë vjen pas skandaleve me ndërtimet pa leje në Theth, ku po hiqen kabinat e vendosura për pritjen e turistëve.
Në një dalje për mediat, drejtori i Policisë së Shtetit, Ilir Proda bëri me dije se ka shkarkuar nga detyra drejtorin e policisë së Shkodrës Fatmir Lleshaj, shefin e komisariatit Nik Nikolla si dhe ka pezulluar nga detyra shefin e stacionit të policisë së Thethit, ndaj të cilit ka nisur edhe një hetim disiplinor.
Proda paralajmëroi edhe drejtuesit e qarqeve të tjera që do të mbajnë përgjegjësi nëse konstatohen shkelje.
“Do mbajnë përgjegjësi nëse mbajnë sytë mbyllur dhe nuk e konstatojnë vetë. Para se ta konstatoni unë ju, apo para se ta ketë konstatuar i gjithë komuniteti. Çdo rast neglizhimi, ta denoncojnë në policinë e Shtetit.”, tha Proda.