Reshteri Afrim Bunjaku është shpallur “Hero i Kosovës” nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani gjatë mbledhjes komemorative të mbajtur të hënën në nderim të policit të vrarë në veri nga një grup terrorist. Në këtë mbledhje fjalime kanë mbajtur presidentja Vjosa Osmani, kryeministri, Albin Kurti, vajza e policit të ndjerë, Arbenita Bunjaku si kolegë nga Policia e Kosovës.
Në këtë mbledhje që u organizua nga Mininistria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Kosovës, është ndëruar heroi i Kosovës, Afrim Bunjaku që u vra të dielën në fshatin Banjskë të Zveçanit nga një grup kriminal e terrorist.
Në këtë mbledhje fjalim ka mbajtur presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e cila ka thënë se Bunjaku dhe policia u sifduan nga banat terrorite të dirigjuar nga Beogradi.
“Jemi mbledhur në këtë ceremoni mortore për t’ia dhënë lamtumirën e fundit, policit tonë rreshterit Afrim Bunjaku i cili deri dje ishte gardian i sigurisë ndërkaq prej sot është hero i Kosovës. Ai ra në mbrojtje të rendit, ligjit, integritetit territorial dhe sovranitetit të Republikës së Kosovës, ra në mbrjotje dinjitetit, prandaj sot në emër të qytetarëve të Republikës së Kosovës do t’i ndaj postmortem urdhin më të lartë të Republikës, urdhrin “Hero i Kosovës”. Shteti ynë nga sot ka edhe një hero, ka një kujtim me shumë për një njeri me profesionalizëm dhe përkushtim iu dedikua mbrojtjes së republikës për të cilën ra në krye të detyrës, sot po nderojmë një rreshter trim dhe vetmohues që sakrifikoi jetën për sigurinë e të gjithë qytetarëve tanë. Afrim Bunjaku si të gjithë pjesëtarët tjerë të PK dje u sfiduan nga bandat terroriste të dirigjuara nga Beogradi dhe bënë atë që duhet, rikthyen ligjin, mbrojtën integritetin territorial e sovranitetin tonë dhe vunë në vend dinjitetin.” – ka thënë ajo, duke shtuar “Republikën e Kosovës nuk do të arrijë askush ta gjunjëzojë e përulë përderisa ka vajza e djemë si Afrimi.” – ka thënë ajo.
Ndërkohë, kryeministri Kurti në fjalimin e tij, ka thënë se pas rasti të djeshëm, më nuk do të jetë njëjtë.
“Nga dje asgjë më nuk mund të jetë njësoj. Faktet dolën sheshazi para syve tanë, para bashkësisë ndërkombëtare, para secilit që ka kurajë dhe vullnet për ta parë të vërtetën e rajonit në të cilin jetojmë. Sot përballë e pranë portretit të Afrim Bunjakut dhe përballë veprës së tij heroike përkulemi me nderime dhe respekt, si dhe zotohemi për drejtësi dhe kujdes. Sot përballë e pranë portretit të Afrim Bunjakut dhe përballë veprës së tij heroike përkulemi me nderime dhe respekt, si dhe zotohemi për drejtësi dhe kujdes.” – ka thënë Kurti.
Në këtë mbledhje ka folur edhe vajza e policit të ndjerë. Ajo me lot në sy ka përkujtuar babain e saj, duke thënë se gjitha Kosova është krenar më të.
“Heroi babai im, sa vështirë e kam të shkruaj për ty. Ikja jote babi na la me mall të madh në zemrat tona. Nuk e di se si jetoj unë pa ty. Si jetoj unë pa heroin tim. Hyra brenda në shtëpi dhe ty nuk të pashë. Vendin tënd në shtëpi nuk e zëvendëson askush. Të gjitha na mësove por si të jetojmë pa ty asnjëherë. Ti ishe njeri i dashur, për familjen, shoqërinë ashtu edhe për punën. E flijove jetën për liri, për këtë vend, që ne dhe Kosova dhe Kosova të jemi krenar me ty. Të premtoj babi që do të jem gjithë krenar me ty. Do të ndjekim rrugën tënde.” – ka thënë ajo.
Po ashtu edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe një pjesëtar i policisë së Kosovë kanë nderuar policin e vrarë në veri.
Ndërkohë, kujtojmë se sot në Kosovës është shpallur ditë zi, ndërsa siç u raportua, varrimi i policit Afrim Bunjaku do të bëhet sot në ora 16:00 në fshatin Samadrexhë të Vushtrrisë.