Disa ditë pas vrasjes së 47-vjeçarit, Ilir Dervishit autori i vrasjes së shqiptarit, Miri Gurra ka dalë para gjykatës ku edhe aty ka vazhduar të mbajë heshtje dhe të mos tregojë arsyet se pse vrau bashkatdhetarin e tij.
34-vjeçari që nga momenti i arrestimit i cili u krye të dielën e deri më sot nuk ka pranuar të tregojë arsyen se pse vrau Dervishin. Ai goditi disa herë më kaçavidë 47-vjeçarin i cili humbi jetën për shkak të plagëve.
Policia italiane po heton marrëdhëniet mes autorit dhe viktimës, të cilët mesa duket janë njohur përmes miqve të përbashkët shqiptarë.
Mediat italiane bëjnë me dije se si viktima ashtu edhe autori janë me precedentë penalë për drogë dhe krime pronësie.
Ndërkohë pritet edhe përgjigja e autopsisë ku do të vërtetojë shkaqet e vdekjes së 47-vjeçarit.
Në fillim u dyshua se humbi jetën nga një aksident ku u përfshinë të dy shqiptarët po më pas u konstatua për plagët e marra nga kaçavida.
Nga hetimet e deritanishme Gurra dhe Dervishi po udhëtonin bashkë në drejtim të Bolonjës dhe kanë pasur një debat të dhunshëm, arsyet e të cilit janë ende të paqarta.
Në kulmin e debatit Gurra goditi me kaçavidë Dervishin ku gjatë përleshjes 37-vjeçari humbi kontrollin e makinës duke u përplasur me një tjetër automjet dhe duke dalë jashtë rrugës.