Guardia di Finanza ditën e sotme ka përfunduar misionin për kontrollin nga ajri të territorit shqiptar. Në total ka kryer 63 misione fluturimi nga jugu në veri në cdo cep të vendit në 185 orë mbi Shqipëri për të zbuluar parcelat me kanabis. Më pas sinjalizohej policia shqiptare që ndërhynte nga toka për të asgjësuar lëndën narkotike.
“Me efektivët italianë të Guardia di Finanza dhe ekipin tonë drejtues të Departamentit të Sigurisë Publike në Policinë e Shtetit për monitorimin me helikopter të territorit” shkruan në një postim ministri i Brendshëm Taulant Balla që i ka falënderuar në momentin e largimit nga Tirana.