“A po përgatit Serbia një luftë të re në Ballkan”, pyeti së fundmi gazeta gjermane “Welt”. “Jo, Serbia po përgatitet për të ardhmen”, u përgjigj Beogradi.
Dhe çfarë thonë ata në Berlin? Ky lajm duhet të alarmojë Perëndimin dhe fqinjët e Serbisë”, shkruan së fundmi gazeta gjermane “Welt”.
Dhe ajo që sipas gazetës duhet t’i shqetësojë të gjithë dhe të konfirmojë titullin “A po përgatit Serbia një luftë të re në Ballkan?”, ishte ky: “Serbia po blen 20.000 dronë iranianë të tipit Shahed-136”.
Por në thirrjen e Perëndimit në veprim dhe alarmimin e fqinjëve të Serbisë, nga të cilët vetëm Bosnja dhe Hercegovina nuk është anëtare e NATO-s, ndërsa Kosova është praktikisht nën mbrojtjen e saj, u bë vetëm një lëshim: blerja e supozuar e dronëve iranianë u publikua fillimisht në Llogaria “Terror Alarm” në Rrjetin X, një faqe që e cilëson veten si portali kryesor në botë në prodhimin e “lajmeve dhe pamjeve të krijuara nga inteligjenca artificiale”.
Mirëpo, nuk është hera e parë që Serbia përmendet në mediat gjermane si “Unruhestifter” (nxitës i trazirave), siç është formuluar konkretisht në tekstin e lartpërmendur.
Kërkesa e DW drejtuar Presidencës së Serbisë për të komentuar shkrimin e disa mediave gjermane mbeti pa përgjigje, por reagimi për tekstin në fjalë erdhi shpejt nga ambasadorja serbe në Berlin, Snezhana Jankoviç: “Jo, Serbia nuk po përgatitet për luftë, por për e ardhmja”, ka shkruar ajo.
Ajo në përgënjeshtrimin e publikuar edhe në “Welt”. Siç ka shkruar ajo, Serbia po përgatitet ndër të tjera për ekspozitën Expo në Beograd në vitin 2027./DW
Artikulli i plotë këtu