Të paktën 5 persona janë shoqëruar ndërsa 2 pistoleta janë sekuestruar nga forcat RENEA mbrëmë në Vlorë. RENEA kreu kontrolle në disa zona të qytetit të Vlorës, ndërsa 5 personat i ka shoqëruar në bulevardin Vlorë-Skelë.
5 të shoqëruarit e armatosur u kapën në një lokal, ndërsa ishin survejuar nga agjentët civilë, më të cilët edhe u konfliktuan. Ndër ta u arrestua edhe Santiliano Basho, vëllai i një prej të fortëve të Selenicës, Tesi Basho, i njohur si “Tesi i Selenicës”.
Krahas forcave RENEA edhe blutë e Vlorës në bashkëpunim me FNSH janë duke kryer kontrolle në saj të megaoperacionit antidrogë ‘Tempulli’. Në saj të këtij operacioni nga u lëshuan 90 urdhër-arreste janë ekzekutuar 69 dhe 21 janë ende në kërkim.