Policia e shtetit prej orëve të para të ditës së sotme ka nisur një operacion në shkallë të gjerë duke shoqëruar, ndaluar dhe arrestuar rreth 80 persona, ndërsa vetëm në Tiranë janë lëshuar mbi 100 urdhër arreste, por jo të gjithë janë ekzekutuar.
Mes të arrestuarve është edhe një efektiv policie në Elbasan. Ai është Saimir Hysa me akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe ndihmës së një autori të një krimi që ishte në kërkim.
Gjithashtu në Elbasan janë arrestuar Glidi Ballolli, Frencesk Braho, Evis Duzha, Rapi Malaj, Saimir Rexhepi dhe Stiven Faqolli. Arrestimet në Elbasan janë bërë për drogë, armë pa leje e trafik veprash arit. Disa të tjerë vazhdojnë që të jenë në kërkim.