Masakër shëndetësorë, korrupsion, ndryshim rezultatesh të analizave të produkteve të bulmetit dhe një “dosje sekrete” që mund të çojë në arrestime të bujshme në kokën e mafias së prodhimit të qumështit, djathit, kosit, etj., në vendin tonë, të cilët Zot të vetëm kanë vetëm paranë.
Gjithçka bëhet nën vëzhgimin dhe lejen e AKU-së, inspektorët e të cilës sipas të dhënave që ka Gazeta Korrieri janë të implikuar në afera korruptive me biznesmenë që kanë stabilimente të prodhimit dhe përpunimit të qumështit në vendin tonë.
Gazeta Korrieri vjen me një investigim të mirëfilltë që do të duhet të ngrejë në këmbë insticionet shtetërore për krimet që po u bëhen shqiptarëve me djathin e bërë me vaj palme, qumështin gjoja natyral me qumësht pluhur, kosin me niseshte dhe vaj palme si edhe disa esenca të tjera që i japin shijen djathit të bardhë nga djath lope në djath dele apo dhie.
Investigimi i Gazeta Korrieri nis në pranverën e këtij viti pas informacioneve të ardhura në redaksi se një stabiliment i prodhimit dhe përpunimit të qumështit në qarkun e Beratit përdorte produkte të rrezikshme për shëndetin e konsumatorëve.
Gjithçka ndodhte pasi AKU në Berat bënte një “sy qorr” jo se nuk e dinte çfarë ndodhte, por se nuk donte të vepronte. Shkaqet që kanë çuar AKU-në e Beratit në këto veprime që dëmtojnë shëndetin e konsumatorëve do të duhet t’i shpjegojnë krerët e këtij institucioni në prokurori.
Nga verifikimet tona si edhe informacionet e brendshme prej inspektorëve të ndershëm të AKU në Berat, qarkun Fieri, Tiranë, Kavajë, Korçë dhe Shkodër, zbuluam se në fakt ky ishte një fenomen i përhapur dhe se tashmë ishte kthyer në normë.
AKU doli më herët me një njoftim për mediat duke thënë se kishte kryer disa inspektime në qytete të ndryshme dhe se kishte marrë masa me gjobë ndaj stabilimenteve të ndryshme. Kjo është një tjetër farsë e AKU pasi siç rezulton nga të dhënat që ka siguruar Gazeta Korrieri, pjesa më e madhe e produkteve të bllokuara me bujë janë zhbllokuar më pas dhe janë ngrënë tashmë nga konsumatorët.
LEXONI TRE PUBLIKIMET E PARA
Lexoni PUBLIKIMIN nr.1:
Lexoni PUBLIKIMIN nr.2:
Lexoni PUBLIKIMIN nr.3:
VIJON…