
Detaje të reja janë zbardhur nga sulmi me armë në drejtim të kompanisë farmaceutike CFO Pharma të Nadir Çausholli , e cila u sulmua me armë gjatë orëve të para pas mesnate. Mediat raportojnë se është tentuar të fshihet ngjarja e rëndë.
Sulmi me armë zjarri ka ndodhur në 02:00 të natës, ndërsa policia është njoftuar rreth orës 08:10.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 08:10, në sallën operative të DVP Tiranë, ka ardhur njoftimi se në rrugën dytësore të autostradës “Durrës – Tiranë”, gjatë natës, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të fasadës së një ndërtese.
Nga të shtënat janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve dhe për zbardhjen e rrethanave të rastit. /korrieri