
Thellohet skandali me ish-kryetaren e Këshillit të Lartë Gjyqësor Naureda Llagami. Pasi u fotografua në tavolinë me Klotilda Bushkën e PS, kanë dalë disa mesazhe që pretendohet të jenë të saj.
Në disa mesazhe të siguruara ekskluzivisht nga “Ora News”, shfaqet Llagami, e cila në cilësinë e kryetares së KLGJ-së shprehet hapur se dëshiron të kapë Prokurorinë e Posaçme SPAK-un dhe GJKKO-në.
Në mesazhet që i përkasin periudhës dhjetor 2023 dhe janar 2024, ajo nuk e fsheh ambicien se këto dy institucione duhen shkatërruar si institucione nën shembullin e Kroacisë.
Madje, për këtë qëllim ajo zbulon se ka nisur dhe të studiojë rastin e Kroacisë dhe Rumanisë. Ndërkohë shpreh ambicien të fusë të vëllanë në SPAK.
Për të kuptuar më shumë lexoni bisedat e mëposhtme të realizuar në aplikacionin “Signal”:
BISEDA 16 DHJETOR 2023
Eda (Naureda Llagami): Përveç këtyre, dua SPAK-un në dorën tonë! Fiks! Më punon truri si t’i prish tani. Po lexoj për Rumaninë, Kroacinë.
-Okk! Amon lexo!
Eda (Naureda Llagami): Moj, dua të fus Lurin (Lurand Llagami) te SPAK-u.
-Uuu, poooo!
Eda (Naureda Llagami): Na duhet një rob aty!
-Yessss!
Eda (Naureda Llagami): T’i kërkoj një takim ato…
-Po. Amon se jemi pa njeri hiç andej!
Eda (Naureda Llagami): Po prra. Se po hyri Luri (Lurand Llagami)
-Burri i kësaj!
Eda (Naureda Llagami): Është i omël!


