
ga më e sigurt drejt suksesit është një fjali servile për liderin e partisë, një deklaratë që e shndërron Kryeministrin në një gjeni të pashoq, një figurë mitike që me njërën dorë hedh ngjyrat mbi telajo dhe me tjetrën shtyn para punët në qeveri. Mjafton fjalia e duhur për t’ia përkëdhelur sedrën dhe ja ku është vendi në listën e deputetëve, një karrige ministri, pse jo, një post ambasadori!
Ilva Gjuzi e ka ditur këtë rregull të pashkruar dhe ka luajtur kartën e saj në mënyrën më të shkëlqyer të mundshme: “Edi Rama është 10 hapa para të tjerëve” u shpreh ajo pak kohë më parë në Opinion kur iu kërkua një kritikë për liderin maksimal.
Dhe ja ku erdhi shpërblimi, me një rrugë të shpejtë nga promovimi në Asamblenë e PS-së, në listën e deputetëve e deri në postin e zëvendësministres. Sot ajo është përfshirë në listën e kandidatëve të sigurt të PS në Tiranë.
Në Shqipëri, politika nuk ka nevojë për meritokraci apo ide, por për një recitim të përsosur të fjalëve magjike: “Lideri është largpamës”, “Edi Rama është më i miri”, “Ai është vizionar”.
Kështu që, në vend që të humbni kohë me studime, me eksperiencë profesionale apo orë të gjata me punë të ndershme, mësoni artin e lëpirjes dhe do të arrini lart. Mjaft të jesh i gatshëm të thuash me buzëqeshje: “Edi Rama është përpara nesh, është më përpara se ç’duhet”. Kaq duhet! VIDEO KETU