
Sikundër e ka kthyer tashmë në ‘traditë’, kryeministri Edi Rama vijon komunikimin me ndjekësit e tij në rrjetet sociale, duke iu përgjigjur komenteve të disa prej tyre, në rubrikën “Sy më Sy”.
Kështu ka bërë edhe sot, ku ka zgjedhur që t’u përgjigjet disa komentuesve, në lidhje me tunelin e Murrizit. Nesër që është edhe Dita e Verës, Rama tha se do të hapet Tuneli i Murrizit.
“Nesër Tuneli i Murrizit do të hapet, përkon me ditën e verës. Nga Elbasani në Dibër dhe në të gjithë Shqipërinë”, tha Rama.
Ky tunel është i ndërtuar me PPP, e gjithë rruga e Arbrit. I ka dalë shtetit dhe taksapaguesve shumë më lirë se rrugët që bëheshin sidomos dikur me tendera që ktheheshin në histori abuzimi duke shtuar e shtuar fonde për punime të paprashikuara. Kontrata u bë që për çdo gjë të paparashikuar e mbulon sipërmarrësi privat.
Kostot shtesë në bazë të kontratës i mori sipërmarrësi. Rruga e Arbrit dhe Tuneli sa të jem unë këtu s’do ketë tarifë, sa të jem unë. Më mbrapa shihni e bëni“, tha Rama. /korrieri