
Teksa po vijonte aksionin për kapjen e Endrit Sadedinit, të cilin e vuri në pranga edhe pse ai nxori armën ndaj policëve, në drejtorinë e Vlorës mbërriti një informacion se Joni Sadikaj, një prej personazheve kontroverse të botës së krimit, po lëvizte në Pyllin e Sodës.
Me urgjencë shërbimet u vunë në ndjekje të tij, por ai arriti pas gati një ore ndjekje ti shpëtonte arrestimit. “Ai rrezikoi jetën e policëve, pasi me makinën e tij hyri në korsinë e emergjencës dhe nuk ndaloi as punonjësit të qarkullimit”, tha një burim policor.
Sadikaj është një prej personazheve e festës me alkool drogë e armë në Astir, ku një vajzë pretendoi se mbahej peng. Kur policia shkoi në vendngjarje, vajza refuzoi të bashkëpunonte dhe u bënë virale pamjet e RENEAS që hyri në apartamentin në katin e 9 përmes tarracës./vna