
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në “X” për bonusin e pranverës për pensionistët.
Teksa ka publikuar vendimin, krahas fotove Rama shkruan se vendimi është marrë që në datën 9 janar. Pensionistët mund të marrin bonusin e tyre duke nisur nga 1 marsi.
“Jo vetëm që unë nuk gënjej po flas me përgjegjësi të plotë për çka ka të bëjë me detyrën që më ka dhënë populli, e meqë vizion kanë akuzën, program kanë shpfijen dhe forcë udhëheqëse kanë gënjeshtrën, kudo, kurdoherë e për çdo gjë, e përhapën edhe lajmin që s’ka bonus për pensionistët!
Por ja që vendimi për bonusin është marrë që në 9 janar dhe shpërndarja nis në 1 mars.
Ta gëzojnë pensionistët dhe Zoti paftë e bëftë për ata që luajnë edhe me nervat e tyre”,shkruan Rama.