
Kryeministri Edi Rama, gjatë rubrikës ‘Sy m’sy’, ka folur për ish-liderin e PS-së, Fatos Nanon, duke thënë se për shkak të mungesës së Reformës në Drejtësi, Sali Berisha e futi në burg.
Rama thotë PS u rikthye në pushtet se pas daljes së Nanos nga “burgu politik”, por shton se ai nuk zgjodhi rrugën e hakmarrjes, por të pajtimit.
Dhe sipas tij, për shkak të rrugës që kishte zgjedhur, “kaloi një fazë të vështirë, gati e vranë në këtë godinë ku jam unë (Kryeministri)”.
Ndër të tjera, Rama u shpreh se në këto kushte, duhej bërë Reforma në Drejtësi.
“Në këto kushte, çfarë mund të bëjë forcë politike tjetër, përveçse një reformë dhe t’i thotë drejtësisë je e pavarur. Dhe ta mbrojë me trupin e vetë, duke pranuar edhe koston e kafshimit në trupin e vetë, sepse korrupsioni dhe problematikat e korrupsionit nuk janë problematika që lidhen me një palë, por me një shoqëri të tërë, me të gjithë pjesët e sistemit”, tha Rama.
Rama: Fatos Nanon e futi në burg ish-kryeministri, bufi i kënetës, me prokurorët e vetë.
Dhe kështu ka ndodhur që kur është krijuar shteti shqiptar deri kur u krijua reformat në drejtësi. Më e qartë, është rasti i 21 janarit.
Çfarë mund të bënim ne si shumicë, si udhëheqës i PS? Reformën në Drejtësi. Nëse nuk do të kishte qenë reforma në drejtësi, ne do të duhet të përsërisnim ato që kanë bërë ata më përpara, por ne nuk jemi ata. Është diferenca mes BE dhe bajraktarizmit ballkanik, provincial.
Në këto kushte me ndryshim thelbësor, një ndryshim thelbësor që është në ADN e PS. PS u rikthye në qeveri në 97 me një kryeministër që doli nga burgu politik, por nuk u hakmor.
Përkundrazi kaloi një fazë të vështirë, gati e vranë në këtë godinë ku jam unë, sepse zgjOdhi rrugën e pajtimit, jo të hakmarrjes.
Në këto kushte, çfarë mund të bëjë forcë politike tjetër, përveçse një reformë dhe t’i thotë drejtësisë je e pavarur.
Dhe ta mbrojë me trupin e vetë, duke pranuar edhe koston e kafshimit në trupin e vetë, sepse korrupsioni dhe problematikat e korrupsionit nuk janë problematika që lidhen me një palë, por me një shoqëri të tërë, me të gjithë pjesët e sistemit.
Në këto kushte, vetëm një sakrificë e tillë politike, mund ta krijonte pavarësinë e një institucioni. /korrieri